Ndërlidhjet

Franca kërkon hetime për Eurostar-in



Franca ka kërkuar hetime rreth mbyllej së lidhjes hekurudhore mes Britanisë dhe pjesës tjetër të Evropës. Treni Eurostar, që nga e premtja, nuk ka udhëtuar në destinacionet mes Britanisë e Francës, derisa pesë trena me mbi 2000 pasagjerë mbetën të bllokuar në tunel.

Kompania ka pohuar se bora dhe moti me ngrica në Francë ishin arsyet e ndërprerjes së lidhjeve hekurudhore.

Udhëtimet me Eurostar janë ndërprerë deri të martën, derisa mbi 55 mijë pasagjerë janë prekur nga kjo ndërprerje.

XS
SM
MD
LG