Ndërlidhjet

Zbulohet shtëpia nga koha e Jezusit



Vetëm pak ditë para Krishtlindjeve, arkeologët izraelitë kanë zbuluar vendbanimin e parë në Nazaret që mund të datojë që nga koha e Jezusit. Deri tani janë zbuluar 85 metër katrorë nga shtëpia në fjalë. Sipas drejtueses së gërmimeve, shtëpia duhet të ketë qenë strehë e “një familje të zakonshme hebreje”.

Të vetmet gjetje të arkeologëve, që nga koha e Jezusit në Nazaret, kanë qenë në disa varre aty pranë.

Nazareti, sipas fesë së krishterë është vendi ku një ëngjëll i tha Marisë se do të lindte fëmijën e Zotit. Besohet se Jezusi e ka kaluar shumicën e jetës në Nazaret dhe në rrethinat e tij.
XS
SM
MD
LG