Ndërlidhjet

Basesku bën betimin si president



Presidenti i rizgjedhur i Rumanisë, Trajan Basesku, bëri betimin për mandatin e tij të dytë presidencial.

Duke folur para ligjvënësve Basesku premtoi çuarjen përpara të reformave që synojnë modernizimin e vendit. Basesku tha se dëshiron lidhje më të ngushta me Moldavinë, fqinjin lindor, që ka popullsi me shumicë rumune.
XS
SM
MD
LG