Ndërlidhjet

Ahmadinexhadi: Dokumenti për armë bërthamore i falsifikuar


Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, e ka përgënjeshtruar një dokument që tregon lidhjet e dyshuara të Iranit me zhvillimin e armatimit bërthamor.

Gazeta “Tajms” raportoi javën e kaluar se e ka një dokument, nga viti 2007, i cili tregon për planin katërvjeçar nga Irani për testin atomik.

Në një intervistë të rrallë për televizionin amerikan, Ahmadinexhadi tha se raporti në gazetë ishte “fundamentalisht jo i vërtetë”.

Më herët ministri i jaashtëm iranian, Manuçer Motaki, tha se Irani do ta vazhdoj programin e tij bërthamor në “mënyrë normale” dhe do të prodhoj vetë karburantin e nevojshëm për reaktorin për mjekësi.
XS
SM
MD
LG