Ndërlidhjet

Stokholm: Serbia e dorëzon aplikimin për pranim në BE


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, sot udhëton për në Stokholm, për ta dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një dekadë pas luftave në Ballkan. Kjo kërkesë i dorëzohet Suedisë, e cila e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Por, shpresat e Serbisë për pranim janë dëmtuar nga dështimi për ta arrestuar ish komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, që është i akuzuar për krime të luftës nga Tribunali i Hagës.
XS
SM
MD
LG