Ndërlidhjet

Rusi-Gjeorgji: Ashpërsohet retorika



Kryeministri rus, Vladimir Putin ka kritikuar prishjen e një monumenti për luftën sovjetike në Gjeorgji. Putini propozoi ngritjen e një monumenti të ngjashëm në Moskë.

Monumenti prej bronzi 46 metra i lartë u prish në Kutaisi për të krijuar hapësirën e nevojshme për të ndërtuar parlamentin e ri.
Në të tjera zhvillime në raportet Gjeorgji-Rusi, raportohet se transmetuesi publik në Gjeorgji do të hapë kanale televizive në gjuhën ruse dhe në gjuhët e Kaukazit të Veriut përfshi atë çeçene.

Burimet në Tbilisi thanë se ideja kishte marrë një shtysë të re, veçanërisht pas luftës së gushtit të vitit 2008 mes dy vendeve.
XS
SM
MD
LG