Ndërlidhjet

Llugar: Të armatosim Gjeorgjinë



Senatori republikan, Riçard Llugar, ka kërkuar nga administrata Obama dhe aleatët evropianë të shikojnë mundësinë e riarmatimit të Gjeorgjisë. Në një raport, Llugar thekson se lufta e shkurtër e vitit të kaluar mes Rusisë dhe Gjeorgjisë i shkaktoi dëme të mëdha mbrojtjes gjeorgjiane duke e lënë të brishtë përballë ndonjë sulmi të mundshëm.

Shkatërrimi i radarit dhe pjesëve të tjera të mbrojtjes ajrore e ka lënë Gjeorgjinë pa mundësi për të verfikuar kush kalon në hapësirën ajrore të vendit.
Raporti i senatorit Llugar i bën thirrje administratës amerikane të bashkrendojë strategjinë brenda NATO-s që baraspeshon nevojën e Aleancës për raporte me Rusinë dhe nevojat e Gjeorgjisë për siguri.
XS
SM
MD
LG