Ndërlidhjet

Serbët e Kosovës vizitojnë Tiranën



Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, premtoi se do të ndihmojë integrimin e komunitetit serb në shtetin e Kosovës.

Meta theksoi se Shqipëria do të japë kontributin e saj për ndërtimin e shtëpive për të kthyerit dhe për ndërtimin e objekteve social-kulturore në komunat me shumicë serbe. Shefi i diplomacisë së Shqipërisë kërkoi nga serbët e Kosovës të integrohen në të gjitha nivelet e qeverisjes lokale dhe qëndrore në Kosovë, si e vetmja rrugë për të marrë në dorë fatet e tyre.

Komentet e Metës u bënë pas takimit me një delegacion të serbëve të Kosovës, të kryesuar nga anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, njëherësh, Kryetar i Partisë Liberale Serbë në Kosovë, Sllobodan Petroviç. Pjesë e delegacionit ishin edhe Ministri për Kthime dhe Komunitete, Sasha Rashiç, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiç dhe Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviç.

Vizita e këtij delegacioni në Tiranë u bë me ftesë të diplomacsië së Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG