Ndërlidhjet

SHBA, Rusi: Është arritur progres për armatim atomik


Shtetet e Bashkuara dhe Rusia thonë se po bëjnë progres në marrëveshjen e re për reduktimin e armatimit bërthamor.

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavror, tha se të dy palët po planifikojnë “shkurtime të paprecedente”, siç u shpreh ai, në arsenalet e tyre të Luftës së Ftohtë, për marrëveshjen e re, e cila do ta zëvendësoj paktin START 1, nga viti 1991.

Në Uashington, Departamenti amerikan i shtetit, tha se është bërë “progres dramatik” gjatë dy muajve të kaluar, por ka tërhequr vërejtjen për ndërlikueshmërinë e çështjeve për të cilat po zhvillohen negociata.
XS
SM
MD
LG