Ndërlidhjet

Shkup: Ambasada e Kosovës - në fillim të vitit 2010


Ambasadori i Maqedonisë në Kosovë, Stojan Krajanov, paralajmëroi se më së largu në muajin shkurt, Kosova do ta hapë ambasadën e vet në Shkup.

“Kosova është partneri i tretë tregtar i Maqedonisë dhe është në interes të ndërsjellë bashkëpunimi në fushën e sigurisë, të drejtësisë dhe në sfera të tjera”, i tha Televizionit A1 ambasadori Krajanov.

Ai mëtutje theksoi se forcimi i bashkëpunimit ekonomik është prioritet i Maqedonisë në Kosovë dhe u angazhua që firmat nga ky vend të marrin punë në ndërtimin e infrastrukturës së Kosovës.

Kosova dhe Maqedonia i kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike në muajin tetor, menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e vijës kufitare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG