Ndërlidhjet

Shkup: Gjykata Kushtetuese nuk hapë proces për demarkacion


Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë ka vendosur që të mos hapë proces për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ndërmjet Maqedonisë e Kosovës.

Kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë e kishte bërë Partia Liberale Demokratike e Maqedonisë.

Gjykata ka vendosur se “nuk do ta hapë shqyrtimin, pasi me ligj, i cili ka të bëjë me demarkacionin e kufirit ndërmjet Maqedonisë e Kosovës, nuk bëhet ndryshimi i kufirit, ndërsa përmbajtja e marrëveshjes nuk është në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese”, tha zëdhënësi i kësaj gjykate, Jugosllav Milenkoviq.

Gjykata ka thënë se kemi të bëjmë me demarkacion e jo ndryshim të kufirit.
XS
SM
MD
LG