Ndërlidhjet

SHBA: H1N1, shkakton vdekje tek lehonat



Virusi H1N1 paraqet kërcënim serioz jo vetëm për gratë shtatzëna, por dhe për nënat e reja, bëhet e ditur në një studim të fundit të botuar në “Journal of Medicine”.

Studimi thekson se rreziku nga gripi i derrave nuk është vetëm për gratë shtatzëna, por vazhdon dhe për disa javë pas lindjes.

Studimi i bërë në Klaiforni përfshinte 94 gra shtatzëna dhe tetë lehona, në katër muajt e parë pas përhapjes së virusit. 22 nga gratë e përfshira në studim, 18 prej të cilave shtatzëna dhe katër lehona, kanë pasur nevojë për terapi intensive. Tetë prej tyre vdiqën, nga të cilat 6 gra shtatzëna dhe dy lehona, thuhet në raport.
XS
SM
MD
LG