Ndërlidhjet

Karaxhiq: Të zëvendësohet avokati, pasi i ka mbrojtur shqiptarët


Gjykata për Krime të Luftës në Hagë e ka refuzuar kërkesën e ish liderit politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, që ta zëvendësoj avokatin e tij, të caktuar nga gjykata.

I akuzuari Karaxhiq tha se kërkon zëvendësimin e gjyqtarit nga Londra, Riçard Harvi, pasi dëshiron që të punoj më dikë që e ka të përbashkët “trashëgiminë dhe gjuhën”.

Gjykata, poashtu, e ka hedhur poshtë argumentin e Karaxhiqit, se nuk e pranon emërimin e avokatit Harvi, pasi ai i ka përfaqësuar shqiptarët e Kosovës, e asnjëherë nuk i ka pëprfaqësuar serbët dhe ka bërë deklarata, të cilat Karaxhiqi i konsideron si kritikë për serbët.

Gjykata për Krime të Luftës “nuk ka dyshime se Riçard Harvi, megjithqë i ka përfaqësuear shqiptarët e Kosovës, e asnjëherë nuk i ka përfaqësuar serbët, do të jetë i aftë të paraqesë ndihmë juridike profesionale dhe efektive pa asnjë dallim”, ka thënë kjo gjykatë.

Radovan Karaxhiq aktualisht ndodhet në burgun e Tribunalit të Hagës, i akuzuar për krime të luftës dhe gjenocid. Ai i ka hedhur poshtë këto akuza.
XS
SM
MD
LG