Ndërlidhjet

Kabul: Talibanët e tregojnë videon e ushtarit të zënë amerikan


Talibanët kanë publikuar video incizimin e ushtarit të Shteteve të Bashkuara, Boue Bergdal, që ishte zënë para më se pesë muajve, në pjesën lindore të Pakistanit, në provincën Paktika.

Autoritetet amerikane ende nuk kanë konfirmuar se personi në video është ushtari Bergdal.

Në video shihet njeriu me syze dhe me helmetë e uniformë ushtarake, ndërsa shihet edhe mbishkrimi “i burgosur i luftës: Boue Robert Bergdal”.
XS
SM
MD
LG