Ndërlidhjet

Mitrovicë:Dy shpërthime në dy ditë



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në pjesën veriore të Mitrovicës, persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të një veture.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Sami Mehmeti, tha se aktualisht nuk ka informata nëse vetura i takonte Ministrisë së Arsimit të Serbisë, ashtu siç kanë njoftuar mjetet serbe të informimit.

Incidenti i sotëm pason atë të një dite më parë, në lagjen Kodra e Minatorëve, në veri të qytetit, kur në oborrin e shtëpisë së një pronari shqiptar është hedhur një mjet shpërthyes.

Zëdhënësi i policisë tha se në të dyja rastet nuk ka pasur të lënduar dhe nuk dihen as autorët e këtyre veprave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG