Ndërlidhjet

Itali: 6 të vdekur nga orteku i borës



Gjashtë njerëz kanë vdekur nga orteku i borës në pjesën italiane të Alpeve, njoftuan sot autoritetet lokale.

Viktima të ortekut janë dy turistë, të cilët të shtunën u shpallën të zhdukur, dhe katër shpëtimtarët, të cilët ishin nisur për t’i gjetur, njoftoi agjencia italiane Ansa.

Dy turistët, përkatësia kombëtare e të cilëve nuk është e njohur për policinë, u zhdukën teksa ishin duke u ngjitur maleve, ndërsa katër shpëtimtarët janë italianë.

Trupat e pajetë të tyre janë gjetur mëngjesin e sotëm.
XS
SM
MD
LG