Ndërlidhjet

Pakistan: 5 të vrarë në xhaminë e shiitëve



Një sulm vetëvrasës para një xhamie të shiitëve në pjesën pakistaneze të Kashmirit ka lënë të paktën pesë të vrarë në ditën kryesore të festës së Ashuras.

Zëvendës komisioneri i Kashmirit të administruar nga Pakistani, Çaudri Imtiaz, tha se dy nga të vdekurit janë civilë dhe tre policë.

Ai tha se “81 njerëz janë plagosur, 10 prej tyre seriozisht”.

Shiitët përbëjnë rreth 20 përqind të 167 milionë shumicës myslimane në Pakistan.
XS
SM
MD
LG