Policia e Gjermanisë ka evakuar 8.500 njerëz që të mund të largojë dhe ta shpërthejë në vend të sigurtë një bombë të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore.
Bomba e gjetur në afërsi të qytetit Verder peshonte 500 kg.
Nuk ka të lënduar nga shpërthimi i saj.
Në Gjermani shpesh herë gjenden bomba nga lufta, por për herë të parë është evakuar një numër aq i madh i njerëzve.