Ndërlidhjet

Iran: Disa të vrarë dhe qindra të arrestuar


Pjesëmarrësit në demonstrata janë vrarë dhe plagosur në disa nga përleshjet më të përgjakshme gjatë muajve të fundit, ndërmjet mbështetësve të opozitës iraniane dhe forcave të sigurisë.

Raportohet se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr dhe kanë përdorë gaz lotsjellës kundër demonstruesve në Teheran dhe në qytete të tjera, gjatë ditës së djeshme.

Policia tha se 5 vetë janë vrarë nga dhuna në Teheran, ndërsa më tepër se 300 persona janë arrestuar.

Ndër të vrarët raportohet se është edhe nipi i ish kandidatit presidencial, Mir Hosein Musavi.

Faqet proreformiste në internet, poashtu, raportojnë se në qytetin Tabriz janë vrarë katër vetë.

Përleshje kas pasur edhe në qytetet e tjera, përfshirë Isfahanin, Naxhafabadin dhe Shirazin.

Këto raporte nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG