Ndërlidhjet

SHBA, Franca, Italia, Gjermania dënojnë dhunën në Iran


Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Italia kanë dënuar dhunën nga forcat e sigurisë së Iranit kundër protestuesve civilë.

Shtëpia e Bardhë tha se e “dënon fuqishëm” atë që u përshkrua si “shtypje e padrejtë” e civilëve nga qeveria e Iranit dhe theksoi se Uashingtoni është në anën e protestuesve iranianë.

Në një deklaratë të Ministrisë së jashtme të Francës thuhet se ky vend i dënon “arrestimet arbitrare dhe aksionet e dhunshme kundër protestuesve të thjeshtë, që dolën për ta mbrojtur të drejtën e tyre për liri të të shprehurit dhe dëshirën e tyre për demokraci” në Iran.

Në kumtesën e Ministrisë së jashtme të Italisë, poashtu, dënohet goditja e forcave të sigurisë ndaj protestuesve, duke theksuar se “mbrojtja e jetës së njerëzve është vlerë fundamentale” dhe ka kërkuar dialog ndërmjet qeverisë iraniane dhe opozitës.

Gjermania e quajti shtypjen e protestuesve si “reagim brutal të forcave të sigurisë së Iranit”. Ministri i Jashtëm, Guido Vestervele gjithashtu i bëri thirrje Teheranit të “ndërpresë dhunën” dha tha se bashkësia ndërkombëtare do t’i ndjekë ngjarjet dhe nuk do t’i mbyllë sytë.
XS
SM
MD
LG