Ndërlidhjet

Lavrov: Metoda jo-standarde për kontestin me Japoninë



Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, tha se Rusia do të konsiderojë metoda “jo-standarde” për të zgjidhur mosmarrëveshjet e vjetra territoriale me Japoninë rreth një grupi ujdhesash.

Lavrov nuk ofroi detaje tjera për zgjidhjen e mundshme pas takimit me homologun e tij japonez, Kacuja Okada.

Ujdhesat, që në Japoni njihen si Territoret Veriore ndërsa në Rusi si Ujdhesat Kurile, u pushtuan nga soivjetikët në vitin 1945.

Moszgjidhja e mosmarrëveshjes i ka penguar Moskën dhe Tokion që të nënshkruajnë marrëveshje formale paqësore për përfundimin e luftës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG