Ndërlidhjet

Rusia e kërcënon Evropën me ndërprerje të naftës



Rusia raportohet të ketë paralajmëruar se do t’ua ndërpresë furnizimin me naftë përmes Ukrainës tre vendeve të Bashkimit Evropian për shkak të mosmarrëveshjeve rreth çmimit.

Qeveria e Sllovakisë citoi një letër nga Komisioni Evropian, e cila thotë se Rusia ka njoftuar “për mundësinë e pezullimit të dërgesave të naftës” për Sllovakinë, Hungarinë dhe Republikën e Çekisë.

Mosmarrëveshja ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë për çmimin e gazit një vit më parë, bëri që miliona evropianë ta kalojnë dimrin pa ngrohje.
XS
SM
MD
LG