Ndërlidhjet

Rritet bilanci i viktimave kundër shiitëve në Karaçi



Policia në Karaçi tha se të paktën 25 njerëz e kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në një procesion shiit në kryeqytetin komercial të Pakistanit.

Ministri i Brendshëm Rahman Malik tha se sulmuesi i aktivizoi eksplozivet e tij në procesionin e Ashuras, ngjarjes më të madhe të kalendarit shiit.

Pakistani ka shpërndarë dhjetëra mijë policë dhe forca paramilitare, ndërsa ushtrinë e ka vënë në gjendje gatishmërie për të mbrojtur procesionet e shiitëve që kujtojnë vrasjen e Huseinit, nipit të Profetit Muhamed në shekullin VII.

Ky ishte sulmi i dytë me bomba në komemoracionet e këtilla në Pakiustan.

Të dielën, shtatë njerëz e humbën jetën kur një sulmues vetëvrasës e hodhi veten në erë para një xhamie në pjesën e Kashmirit të administruar nga Pakistani.
XS
SM
MD
LG