Ndërlidhjet

Kabul: Karzai i dënon vrasjet e civilëve


Zyra e presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, thotë se 10 civilë, shumica nxënës të shkollës, janë vrarë gjatë operacioneve ushtarake perëndimore në provincën Kunar, që është afër kufiirit me Pakistanin.

Zyra njoftoi se presidenti Karzai “fuqishëm e dënon” vrasjen e civilëve dhe e ka caktuar një delegacion për të zhvilluar hetime për këtë rast.

Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me këtë incident.
XS
SM
MD
LG