Ndërlidhjet

Obama dënon dhunën në Iran, kërkon lirimin e të burgosurve


Preisdenti amerikan, Barak Obama, e ka dënuar goditjen e dhunshme të qeverisë iraniane kundër protestuesve për demokraci.

Zoti Obama e ka lavdëruar popullin iranian për kurajon dhe vendosmërinë e treguar dhe theksoi se “historia do të jetë në anën e atyre që kërkuan drejtësi”.

Rusia dhe Bashkimi Evropian, poashtu, kanë shprehur shqetësim pas përleshjeve të dhunshme ndërmjet protestuesve opozitarë dhe forcave të sigurisë.

Së paku tetë vetë raportohet se janë vrarë në dhunën më të ashpër në Iran gjatë muajve të fundit.

Disa personalitete opozitare janë burgosur.
XS
SM
MD
LG