Ndërlidhjet

Bagdad: Një irakian u shpërblye për informatën për sulm


Një person irakian është shpërblyer me 85 mijë dollarë amerikanë për informatën që u ka dhënë forcave të sigurisë për planet për një sulm me makinë-bombë në Bagdad, njoftoi zëdhënësi i ushtrisë së Irakut, gjenerali Kasim Ata.

Sipas tij, kryeministri irakian ka vendosur ta shpërblej personin e paemëruar, i cili dha informata lidhur me praninë e makinës–bombë në lagjen Xhama.

Më herët këtë muaj, qeveria e Irakut i ka miratuar planet për ofrimin e shpërblimit për informata të këtilla, për shkak të shqetësimeve se autoriteteve u mungojnë informacionet e shërbimeve të zbulimit për kryengritës.
XS
SM
MD
LG