Ndërlidhjet

Tubime pro qeveritare në Iran



Mediat shtetërore njoftojnë se dhjetëra mijëra mbështetës të qeverisë janë mbledhur në qytete të ndryshme të Iranit për të kërkuar ndëshkimin e opozitës.
Tubimet erdhën pas akuzave të regjimit se protestat anti-qeveritare ishin nxitur nga qeveritë perëndimore.

“Ne po hetojmë seriozisht dhe fuqishëm ndërhyrjet, lëvizjet dhe deklaratat rreth çështjeve të brendshme të Iranit nga zyrtarë të vendeve të ndryshme”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ramin Mehmanparast.

Nga e djela qeveria ka shtuar goditjet ndaj mbështetësve më të njohur të opozitës, duke arrestuar së paku 18 persona.
Në mesin e të arrestuarve janë dhe tre këshiltarë të kreut të opozitës Mirhosin Musavi, kunati i tij si dhe motra e Shirin Ebadit, fitueses së çmimit Nobel për Paqe.
XS
SM
MD
LG