Ndërlidhjet

Janukoviç: Demokracia nuk ia vlen



“Demokracia nuk ia vlen për aq shtrenjtë sa e ka paguar Ukraina”, tha Viktor Janukoviç, kandidat në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Kreu pro rus i opozitës në Ukrainë, gjatë një interviste për AP-në, tha se do të kthente “shtetin ligjor” nëse fitonte në zgjedhjet e 17 janarit. Janukoviç tha se do të ndryshonte gjendjen e krijuar si pasojë e “ukrainizimit të detyruar” të miliona rusishtfolësve në këtë vend.

Janukoviç, bazuar në anketat e opinionit, kryeson në mesin e kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
XS
SM
MD
LG