Dy shpërthime vetëvrasëse në qytetin perëndimor irakian Ramadi kanë vrarë 20 njerëz dhe plagosën të paktën 35 të tjerë.
Nga sulmet që ndodhën afër selisë së pushtetit provincial, mbeti i plagosur edhe guvernatori i provincës Anbar, Kasim Muhamed.
Policia tha se sulmet ishin kryer nga një sulmues vetëvrasës këmbësor, ndërsa tjetri me një automjet të mbushur me eksploziv.