Talibanët e Pakistanit e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin vetërasës, gjatë ceremonive shiite në Karaçi, në filim të kësaj jave.
Këtë e deklaroi lideri militant taliban në Vaziristanin Jugor, Asmatullah Shain, nëpërmjet të një thirrjeje telefonike për agjencitë e lajmeve. Ai me këtë rast u kërcënua me më tepër sulme të tilla.
Të hënën më 28 të këtij muaji, nga një sulm vetëvrasës me bombë, në sheshin kryesor në Karaçi, ku shiitët shënonin Ditën e Hashureve, u vranë 43 vetë.
Talibanët janë grup ekstremist sunit, që shiitizmin e konsiderojnë një formë të herezisë.