Ndërlidhjet

Penjan: Përdoruesit e monedhave të huaja ndëshkohen rëndë



Koreja e Veriut ka ndaluar përdorimin e monedhave të huaja. Çdokush që përdor dollarë amerikanë, euro, huan apo monedha të tjera, që nuk janë të Koresë së Veriut do të ndëshkohet rëndë.

Deri tani paraja e huaj ishte pranuar në një numër të kufizuar dyqanesh, restorantesh apo në disa vende të caktuara për pagesa.

Vendimi vjen disa javë pas rievaluimit që iu bë monedhës koreano-veriore, si pjesë e masave për të luftuar inflacionin.
XS
SM
MD
LG