Ndërlidhjet

Rusia kundër paktit Kazakistan-Iran për uraniumin



Andrei Nesterenko, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, tha se Moska po verifikon informacionet për një marrëveshje të fshehtë mes Iranit dhe Kazakistanit.

Marrëveshja e përfolur ka të bëjë me shitjen e uraniumit mes dy vendeve.

Nesterenko theksoi se rezolutat e Këshillit të Sigurimit ndalojnë rreptësisht shitjen e materialeve bërthamore Iranit.

Nga 29 dhjetori, ka pasur informacione se Kazakistani po diskutonte shitjen e 1350 tonëve uranium Teheranit.
Kazakistani dhe Irani i kanë mohur këto informacione.
XS
SM
MD
LG