Ndërlidhjet

Iran: Prokurori i paralajmëron liderët e opozitës



Prokurori shtetëror i Iranit Golam Hosein Exhehei sot i paralajmëroi liderët e opozitës se mund të dalin para gjyqit nëse nuk i denoncojnë protestat e fundit kundër qeverisë.

Exhehei tha se akuzat kundër udhëheqësve si Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karubi mund të zgjërohet me mbështetjen e njerëzve që e sfidojnë Zotin.

Paralajmërimet vijnë pasi tetë njerëz u vranë në protestat më 27 dhjetor, duke ngritur shqetësime te autoritetet iraniane se situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta mbajtur nën kontroll.
XS
SM
MD
LG