Ndërlidhjet

Putin shpreson për marrëdhënie më të mira me SHBA në 2010



Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin tha se shpreson për marrëdhënie të përmirësuara me Shtetet e Bashkuara në vitin 2010.

Në mesazhin e Vitit të Ri, Putin i lëvdoi përpjekjet e presidentit amerikan Barak Obama për "rifillimin e lidhjeve".

Të martën, Putin i kritikoi Shtetet e Bashkuara për shkak se nuk i japin Moskës informata për planet e riformuluara të mburojës raketore, të cilat ai i ndërlidhi me një pakt të ri të armëve bërthamore.

Në fjalimin në Vladivostok, Putin e përshkroi sistemin e mburojës antiraketore si "problem", dhe paralajmëroi se Rusia mund të përgjigjej me zhvillimin e armëve të reja për ta ruajtur baraspeshën ushtarake.
XS
SM
MD
LG