Ndërlidhjet

Finlandë: Policia tha se Shkupolli ka bërë vetëvrasje



Policia e Finlandës tha se është gjetur i vdekur i dyshuari, i cili qëlloi katër persona në një qendër tregtare.

Gjithashtu është gjetur e vdekur edhe ish shoqja e tij.

Ibrahim Shkupolli u gjet në apartamentin e vet, pas një ndjekje që organizoi qyteti Espoo ku ndodhi ngjarja.

Policia tha se shkaku i vdekjes së tij duket të jetë vetëvrasja.

Shkupolli dyshohet për të shtënat e sotme qendër tregtare, ku mori jetën e një gruaje dhe tre burrave, si dhe për vrasjen e ish të dashurës së tij, e cila kishte kërkuar urdhër gjykate që ai të mos i afrohet.

Trupi i saj u gjet poashtu sot në një apartament tjetër.

Mediat lokale njoftuan se 43 vjeçari Shkupolli është shqiptar nga Kosova.
XS
SM
MD
LG