Qytetarët në gjithë globin e kanë mirëpritur fillimin e Vitit të Ri 2010, me manifestime në sheshe e rrugë dhe me organizime të ndryshme.
Në Nju Jork, qindra mijëra njerëz u mblodhën në Times Square për ta shënuar kalimin e vitit të vjetër në mesnatë, sipas kohës lokale.
Në Tiranë, mijëra qytetarë Vitin e Ri e kanë pritur në Sheshin Skënderbej, me muzikë dhe hare. Në ndërrim të motmoteve, Tirana shkëlqeu nga fishekzjarret.
Në Paris, Kulla e Ajfelit u ndriqua me shumë ngjyra, në stilin e dritave të diskotekave.
Në Moskë, në Sheshin e Kuq, u tubuan më se 120 mijë vetë për të festuar, derisa presidenti Dmitri Medvedev, i falënderoi qytetarët për ballafaqim me krizën ekonomike.
Presidenti i Ukrainës, Viktor Jushçenko, i siguroi shtetasit e këtij vendi se ata do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s.
Viti i Ri u festua edhe në shumë qytete të tjera në gjithë botën.