Ndërlidhjet

Musavi: Irani është në “krizë serioze”


Lideri kryesor opozitar në Iran, Mir Hosein Musavi, tha sot se ky vend është në “krizë serioze” dhe ka ftuar për lirimin e menjëhershëm të mbështetësve të arrestuar, pas zgjedhjeve presidenciale të qershorit të vitit të kaluar.

Në një deklaratë në faqen e tij në internet, zoti Musavi tha se “vërejtjet e arshpra” nga ana e qeverisë rrezikojnë krijimin e një “kryengritjeje të brendshme”.

Këto komente të tij u bënë pasi përfaqësuesesi i liderit suprem Ajatollah Hamnei, tha këtë javë, se liderët opozitarë janë “armiq të zotit”, që duhet të ekzekutohen.

Lideri opozitar Musavi, tha se nuk frikësohet për jetën e tij, pasi po i mbronë “kërkesat e popullit”, dhe se “me arrestimin ose vrasjen e Musavit e të Karubit, nuk do të qetësohet situata”.
XS
SM
MD
LG