Ndërlidhjet

Danimarkë: Policia e plagosi sulmuesin e karikaturistit



Policia në Danimarkë ka qëlluar dhe ka plagosur një njeri të armatosur, që dyshohet për lidhje me militantët islamistë, i cili ishte përpjekur të hyjë në shtëpinë e njërit nga autorët që i vizatuan karikaturat kundërthënëse të Profetit Muhamed.

Shërbimi i kundërzbulimit i Danimarkës tha se 28 vjeçari nga Somalia ishte armatosur me një sëpatë dhe thikë kur shkoi në shtëpinë e karikaturistit Kurt Vestergard të premten në qytetin lindor Arhus.

Bëhet e disur se alarmet e sigurisë ishin të shkyçur në kohën kur njeriu u përpoq të hyjë në shtëpi, ndërsa ai u plagos në dorë dhe këmbë kur policia hapi zjarr pasi i dyshuari i ngriti sëpatën policisë.

I dyshuari, i cili u hospitalizua, pritet të akuzohet për përpjekje për të vrarë karikaturistin dhe një oficer policie.

Vestergard, i cili është në vitet e 70-ta, nuk është lënduar në incidentin.
XS
SM
MD
LG