Ndërlidhjet

Mesiq: Serbia e ka vështirë të dëshmojë gjenocidin mbi serbët



Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç ka deklaruar se Serbia do ta ketë shumë vështirë që para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të dëshmojë se ndaj serbëve është kryer gjenocid.

“Asnjë ushtar kroat nuk e kaloi kufirin e Serbisë, asnjë ushtar nuk vrau asnjë në Serbi, nuk dogji asnjë shtëpi dhe nuk bombardoi asnjë qytet”, tha Mesiq duke komentuar paralajmërimin e Qeverisë së Serbisë për ngritjen e mundshme të kundërakuzës ndaj Kroacisë.

“Para së gjithash, interesi i Millosheviqit ishte që serbët nga Kroacia të shkonin në Serbi, prandaj edhe e pastroi Kosovën nga shqiptarët, që atje t’i vendoste serbët nga Kroacia”, u tha presidenti kroat gazetarëve në Vjenë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG