Ndërlidhjet

Arabia Saudite i këron Iranit ta lirojë vajzën e bin Ladenit



Arabia Saudite tha se Irani duhet ta lejojë bijën e kreut të Al Kaidës, Osama bin Laden, që nëse ajo dëshiron, të lëshojë vendin ku po mbahet nën arrest shtëpiak.

Ministri i Jashtëm, Princi Saud al-Fejsal u tha gazetarëve se negociatat me autoritetet e Iranit synojnë që “vajzës t’i jepet mundësia e zgjedhjes”.

Mediat saudite raportuan muajin e kaluar se 17 vjeçarja Iman bin Laden bashkë me pesë motrat dhe vëllezërit e saj po mbahen në Teheran që nga invazioni i prirë nga SHBA-të në Afganistan në vitin 2001.

Sipas mediave, Iman kishte ikur nga shtëpia e familjes së saj nën nëntor, dhe tash është nën arrest shtëpiak në ambasadën saudite në Teheran.

Ambasada e Arabisë Saudite i ka lëshuar asaj një leje të përkohshme udhëtimi për t’ia mundësuar kthimin në Arabinë Saudite.
XS
SM
MD
LG