Ndërlidhjet

Mbyllet ambasada amerikane në Jemen



Është konfirmuar mbyllja e ambasadës amerikane në Jemen.

Zyrtari i ambasadës në bisedën telefonike me korrespondentin e agjencisë Asoshieted Press nuk ka dashur të konfirmoj nëse ka pasur kërcënime të reja ose jo, por në kumtesën që është plasuar në internet ambasada e SHBA-ve pohon se "mbyllja pason kërcënimet e Al Kaedës për të sulmuar interesat amerikane në Jemen".

Të enjten ambasada amerikane ka sinjalizuar të gjithë shtetasit amerikanë në Jemen që të kenë kujdes dhe t’u përmbahen masave të sigurisë.

Presidenti Obama dje tha se përgjegjëse për tentimin e sulmit në aeroplanin Amsterdam – Detroit ishte dega në Jemen e Al Kaedës.
XS
SM
MD
LG