Ndërlidhjet

SHBA: Kontrolle shtesë ndaj udhëtarëve



Qeveria amerikane njoftoi se duke filluar nga sot do të zbatojë masa më të rrepta sigurie për pasagjerët që udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara. Masat parashohin kontrollin e imtësishëm të udhëtarëve nga 14 shtete që janë në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin.

Masat e reja të sigurisë u vendosën pas sulmit të dështuar ndaj aeroplanit të linjës Amsterdam-Detroit në ditën e Krishtlindjeve.

Nga Uashingtoni raportohet se kontrolli do të përfshijë edhe skanimin e veshjeve dhe të trupit, kontrollin e imtësishëm të bagazheve për udhëtarët nga Kuba, Irani, Sudani dhe Siria.

Pasagjerët nga vende si Afganistani, Pakistani, Algjeria, Iraku, Libani, Libia, Nigeria, Arabia Saudite, Somalia dhe Jemeni do të përballen me kontrolle shtesë.

Udhëtarët nga vendet e tjera, që kanë si destinacion Shtetet e Bashkuara, do t’i nënshtrohen kontrolleve shtesë në varësi të vendimeve të marra nga oficerët e sigurisë në aeroporte.
XS
SM
MD
LG