Ndërlidhjet

Shtyhet vizita e delegacionit të PE në Iran



Delegacioni i Parlamentit Evropian ka shtyrë vizitën në Teheran, që ishte planifikuar të realizohet gjatë këtij muaji, ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit Ramin Mehmanparast.
Ai ka thënë se data e re e vizitës do të bëhet e ditur së shpejti, por nuk ka treguar shkaqet e shtyerjes së vizitës së parlamentarëve, transmeton agjencia iraniane e lajmeve Irna.
Delegacioni evropian është dashur të studioj format për forcimin e bashkëpunimit me parlamentin iranian dhe të bisedoj për synimet kontestuese të programit bërthamor të Iranit.
XS
SM
MD
LG