Ndërlidhjet

Iran: Janë arrestuar disa shtetas të jashtëm


Irani thotë se disa shtetas të jashtëm ishin arrestuar gjatë përleshjeve ndërmjet mbështetësve të opozitës dhe forcave të sigurisë gjatë muajit të kaluar.

Ministri i inteligjencës, Heidar Moslehi, i tha televizionit shtetëror se shtetasit e jashtëm kishin hyrë në Iran dy ditë para festivalit fetar Hashura, më 27 dhjetor dhe se ata “kishin udhëhequr luftë psikologjike kundër sistemit”.

Ai nuk ka dhënë detaje lidhur me numrin e të arrestuarve dhe kombësinë e tyre.

Zyrtarët deri tash kanë konfirmuar vetëm arrestimin e një gazetari sirian, që punonte për Televizionin Dubai.

Së paku tetë vetë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë arresutar gjatë protestave, që ishin më të ashprat në një periudhë disa mujore, ndërmjet mbështetësve të opozitës dhe forcave të sigurisë.

Një faqe proreformiste e internetit raportoi se 88 profesorë të Universitetit të Teheranit, në një letër dërguar liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, kanë kërkaur ndaljen e dhunës kundër mbështetësve të opozitës.
XS
SM
MD
LG