Ndërlidhjet

Taxhikistan: Vazhdojnë ndihmat për të goditurit nga tërmeti


Në Taxhikistan po vazhdojnë përpjekjet për furnizim me ushqim dhe për strehim për afro 20 mijë njerëz, që kanë mbetur pa kulm mbi kokë, pas tërmetit të së dielës, me intensitet 5.3 shkallë, në malet Pamir, në juglindjue të këtij vendi.

Zyrtarët i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se shumë nga ata që kanë mbetur pa shtëpi janë vendosur në strehimoret emergjente dhe në shkolla.

Raportohet se 98 shtëpi janë shkatërruar tërësisht, ndërsa më se 1 mijë të tjera janë dëmtuar pjesërisht.
XS
SM
MD
LG