Ndërlidhjet

SHBA: Refuzohet rigjykimi i Musauit për rastin 9/11



Zakarias Musaui, personi i vetëm i dënuar në një gjykatë amerikane për lidhje me sulmet e 11 shtatorit, 2001, ka dështuar të rifitojë gjykim të ri.

Gjykata e apelit në Riçmond, Virxhinia, i hodhi poshtë argumentet e Musauit se deklarata e fajësisë ka të meta, sepse qeveria amerikane ka dështuar të paraqesë prova të klasifikuara, të cilat do të ndihmonin në mbrojtjen e tij.

Musaui tash vuan dënimin me burg të përjetshëm në burgun federal në Kolorado.
XS
SM
MD
LG