Ndërlidhjet

OKB pezullon operacionet humanitare në Somali



Programi për Ushqim i Kombeve të Bashkuara i ka pezulluar shumicën e operacioneve në Somalinë jugore për shkak të kërcënimeve të rebelëve të ndërlidhur me Al Kaidën.

Organizata tha se shtimi i sulmeve të kryengritësve i ka bërë të pamundur agjencisë që t'u ndihmojë miliona njerëzve që kanë nevojë për ndihma humanitare në këtë vend të Bririt të Afrikës.

Somalia është pa qeveri efektive qendrore prej fillimit të viteve të 1990-ta, dhe shumica e pjesës jugore kontrollohet nga grupi radikal islamist al-Shabaab.

Në javët e fundit, ky grup, për të cilin Uashingtoni thotë se ka lidhje me Al Kaidën, ka plaçkitur disa qendra të Kombeve të Bashkuara
XS
SM
MD
LG