Ndërlidhjet

Berisha: Situata në prag të katastrofës


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, inspektoi sot situatën në komunën Dajç, një nga më të goditurat nga përmbytjet. Berisha deklaroi me tone të forta se situata ndodhet ne prag të katastrofës.

Opozita ka reaguar duke akuzuar per keqmenaxhim të situatës ministrin e energjitikes, Dritan Prifti, duke e lidhur këtë me shkarkimin e pa studiuar të ujit në kaskadat e lumenjëve.

Zëdhënësja e PS-së, Armela Ymeri, tha se ministri Prifti duhet tu kërkoje ndjesë shqiptarëve të përmbytur.

Sot më herët, ministri i energjetikës, Dritan Prifti, njoftoi se është ulur ndjeshëm niveli i shkarkimit nga kaskada e lumit Drin. Prifti i bëri thirrje opozitës të bëhet bashkëpunuese për përballimin me sukses të situatës.
XS
SM
MD
LG