Ndërlidhjet

SHBA: Pezullohen transferimet nga Guantanamo në Jemen



Shtëpia e Bardhë tha se ka vendosur që për momentin të mos transferojë asnjë të burgosur nga Guantanamo në Jemen, pas planit për të hedhur në erë aeroplanin amerikan që u bë në këtë vend arab.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs tha se “tash çdo transferim shtesë në Jemen nuk është ide e mirë”.

Administrata Obama ka qenë nën presion intenziv nga kritikët në vend dhe disa ligjvënës që të mos dërgojë asnjë të burgosur në Jemen, nga droja se ata përsëri zhyten në ekstremizëm.
XS
SM
MD
LG