Ndërlidhjet

Jemen: Nuk e mirëpresim ndihmën e huaj



Ministri i Jashtëm i Jemenit, Abu Bakër Al Kirbi, tha se vendi i tij nuk e mirëpret ndihmën amerikane apo të vendeve të tjera në luftën kundër ekstremistëve, pasi “ndërhyrja direkte i komplikon gjërat”.

Personeli ushtarak amerikan po aftëson forcat jemenite të kundër terrorizmit. Al Kirbi tha se forcat e tilla janë të mirëpritura, për aq kohë sa nuk janë aty në ndonjë cilësi tjetër. “Çështja e trupave të huaja në Jemen është shumë e ndjeshme”, tha Al Kirbi.

Vëmendja ndërkombëtare ndaj Al Kaidës në Jemen është rritur pas sulmit të dështuar ndaj aeroplanit amerikan në ditën e Krishtlindjeve.
Sulmuesi nigerian ishte aftësuar në Jemen.

Kryeministri britanik e cilësoi Jemenin si “kërcënim global” dhe ftoi partnerët ndërkombëtarë në Londër në një takim, që do ketë si qëllim ndihmën për Jemenin.
XS
SM
MD
LG